Në kuadër të mësim-dhënies për nxënësit e shkollës Pjeter Bogdani në Ferizaj, parashihet të ketë kombinim të mësimit teorik, aftësimit praktik që organizohet në shkolle
Drejtimi i makinerisë nxënësve u mundëson që të mësojnë inxhinierinë e metaleve, dizajnin e produkteve, termodinamikën, automatizimin, makinat CNC, motoristikën. Projektet praktike dhe eksperimentale, zhvillojnë aftësitë teknike dhe analitike dhe hapin dyert për studime në nivele të larta, në teknologji dhe inteligjencë artificiale dhe për tregun e punës.
Nxënësit përfitojnë aftësi profesionale për përdorimin e makinave CNC në zhvillimin e teknologjisë në përpunim e metaleve, plastikës dhe drurit, në programimin, dhe operimin e këtyre makinave dhe mundësi punësimi në tregun global.
Nevoja për Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit (INKU) është e madhe. Kërkesat për sistemet efikase, efiçiente dhe të sigurta janë në rritje. Përdorimi i energjive të rinovueshme kërkon njohuri teknike në përputhje me standardet.
Në profilin e automjeteve nxënësit marrin njohuri mbi sistemet mekanike të automjeteve, për motorët,pjesët përcjellëse,sistemet e frenimit, drejtimit,e gazrave dalëse, aerodinamikën, elektronikën në automjete, sensorë dhe kompjutera. Njohuri mbi materialet për ndërtimin e pjesëve të automjeteve duke përfshirë peshën,rezistencën dhe formë
Mekatronika integron inxhinierinë mekanike, inxhinierinë elektrike, inxhinierinë kompjuterike dhe teknologjinë informative për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të disajnimit. Tregu i punës në Mekatronikë është i shumëllojshëm, duke ofruar mundësi në sektorë të ndryshëm si prodhim industrial,automobilistik,robotik,teknologji e informacionit.
Shkollimi të krijon mundësi për të gjithë nxënësit,duke i përgatitur ata emocionalisht, intelektualisht dhe profesionalisht. Me përfundimin e profilit "Trafik Rrugor", nxënësi do të zhvillojë kompetenca profesionale të nevojshme për tregun e punës nga fusha e komunikacionit dhe automjeteve.
Metlpunuesit janë të këkuar në treg. Ata janë përgjegjës për ndërtimin dhe montimin, mirëmbajtjen, riparimin dhe shërbimin e produkteve metalike, për të ndërtuar ndërtesa dhe struktura të skeleve, shkallëve, urave, fasadave, automjeteve etj. Fabrikuesit e metaleve e vazhdojnë arsimimin e tyre.
Elektroteknika interpreton, zhvillon dhe zbaton njohuritë dhe proceset tekniko-teknologjike nga energjetika, elektronika si dhe nga informatika.Nxënësitë përvetësojnë njohuritë bazike elektroteknike deri tek instalimet elektrike. Bazat e elektronikës dhe elektronikës digjitale deri tek telekomunikimi, sistemet dhe programet operative kompjuterike. Dega elektroteknikës krijon kuadro për epokën digjitale.
Profili Informatikë,zhvillon te nxënësit kompetenca për përvetësimin e programit mësimor, zhvillimin në nivelin profesional dhe integrimin në tregun e punës.Programimet kompjuterike bëhet në nivel të mirë.Instalimi dhe konfigurimi i harduerëve dhe softuerëve. Krijon dhe dizajnon uebfaqe, baza të dhënash etj.
Profili Informatikë,zhvillon te nxënësit kompetenca për përvetësimin e programit mësimor, zhvillimin në nivelin profesional dhe integrimin në tregun e punës.Programimet kompjuterike bëhet në nivel të mirë.Instalimi dhe konfigurimi i harduerëve dhe softuerëve. Krijon dhe dizajnon uebfaqe, baza të dhënash etj.
Profili Teknik i Dizajnit Grafik, kombinon artin dhe teknologjinë për të krijuar përvojë vizuale . Ky program ofron një rrugë të veçantë në botën e dizajnit. Nxënësit zhvillojnë njohuri thelbësore mbi elementët e dizajnit, përfshirë ngjyrat, formën, hapësirën dhe teksturat.
Në zhvillimet e teknologjisё, profil i Instaluesve Elektrik, ka njё rol shumё te rёndёsishёm. I diplomuari bëhet punёtor i shkathtё i cili punon nё instalime elektrike nё objekte banimi, ndёrtesa civile dhe industriale. Ai monton, pёrdorё, teston elementet dhe komponentet e instalimeve elektrike.
Në drejtimin e Ndërtimtarisë, nxënësit aftësohen të punojnë në firma ndërtimore, siq janë murosja, betonimi, punimi i skeletit nga armatura, suvatimi, ndërtimi i kulmeve dhe mbulimi i tyre, të cilat janë aktuale dhe konsiderohen si prioritet për të ardhmen. Nisur nga kjo, nxenësit mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi.
Shkollimi për profilin Ndërtimtari" , niveli I dhe ll, u referohet punëve në firma ndërtimore që merren me punë ndërtimore, siq janë murosja, betonimi, punimi i skeletit nga armatura, suvatimi, ndërtimi i kulmeve dhe mbulimi i tyre, të cilat janë aktuale dhe konsiderohen si prioritet për të ardhmen.
Arkitektura aftëson nxënësit, për ide,koncepte,vizatime, projektim,planifikim dhe prezantim. Vizatimet, maketat, fotografia, do të ndimojnë për të vizualizuar,konceptet prej arkitekti.Pesa softuerike, nxënësit i aftësohen të projektojnë dhe modelojnë në 2D dhe 3D.