Shkolla teknike e ka filluar punën më 1 shtator 1958 në objektin e Shkollës Fillore
“25 Maji”, tani “Gjon Serreçi” dhe ka vazhduar në të njëjtin objekt deri më
31.08.1966.
(Në vitin shkollor 1960/61 mësimi zhvillohej në këto profile arsimore (në gjuhën
serbokroate): Dega metalike (klasa e parë me 39 nxënës), përpunimi drurit (klasa e
parë me 18 nxënës), dega metalike (klasa e dytë me 21 nxënës), dega metalike [klasa
e tretë me 14 nxënës (13 meshkuj e një femër)] dhe klasa e tretë (dega metalike) me
12 nxënës. Drejtor ishte Ilaz Osaj.)
- Mësimi në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë fillon në vitin shkollor 1964/65, dega
Makineri e Përgjithshme - shkalla e katërt, me gjithsej 105 nxënës të regjistruar në
vitin e parë, prej tyre 70 serbë e 35 shqiptarë.
- Nga viti shkollor 1975/76 e deri në vitin shkollor 1986/87, shkolla e mesme teknike u
reformua në Qendrën e Arsimit dhe të Edukimit të Mesëm të Orientuar (QAEMO) e
degëve teknike, e cila realizonte plan programet e fazës së dytë (klasat e treta dhe të
katërta).
Nga viti shkollor 1986/87 prapë kthehet në shkollë profesionale, prej klasës së parë, me profilet arsimore: Makineri, Elektroteknikë, Përpunim i drurit dhe Ndërtimtari. - Nga viti shkollor 1990/91 ndodh pavarësimi i shkollës shqipe dhe procesi edukativo- arsimor zhvillohet jashtë sistemit te deriatëhershëm, tani sipas plan programeve të Republikës së Kosovës dhe me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës shkollës i ndërrohet emri, nga “Nikolla Teslla” në “Pjetër Bogdani”. (Si pasojë e kësaj, ndodh largimi i nxënësve shqiptarë nga objektet shkollore dhe viti shkollor 1991/92 filloi në shtëpi-shkolla, ku qytetarët i liruan shtëpitë e tyre për t’i bërë shkolla, fillimisht në qytet e pastaj edhe në fshatra.) - Vitet 1997/98 e 1998/99 ishin vitet më të vështira, për shkak të zhvillimit të operacioneve luftarake të ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbë në njërën anë dhe luftëtarëve të UÇK-së në anën tjetër, dhe nga gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 1997/98 nuk u zhvillua mësimi si dhe gjatë gjithë vitit shkollor 1998/99.
Në vitin shkollor 1998/99 është hapur lëmi i komunikacionit- profili i trafikut rrugor. - Më 12 qershor 1999, pas nëntë vjetësh mësimi në shtëpi-shkolla, fillon mësimi në objektin e mëparshëm të shkollës. - Nga forcat serbe janë vrarë nxënësit Faruk Emin Zeka nga fshati i Vjetër, nxënës i klasës së parë tre (M-I-3) dhe nxënësi Artan Rexhep Rexhepi nga fshati Babush i Muhaxherëve, nxënës i klasës së dytë dy (M-II-2). - Deri në vitin 2013/14 mësimi ishte katërvjeçar ( X,XI,XII e XIII), pastaj hiqet klasa e trembëdhjetë dhe në vazhdim shkolla shndërrohet në shkollë profesionale trevjeçare. - Në objektin e ri me emrin “Nikolla Teslla” fillon mësimi më 01.09.1966. Drejtor ishte Dushan Peroviq.